Prokuroria: 35 aktakuza dhe 19 të ndaluar në 24 orë

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur gjithsej 35 aktakuza kundër 37 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në po të njëjtin hark kohor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar edhe 19 persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

Gjithashtu, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, të cilët dyshohen po ashtu për kryerjen e veprave të ndryshme penale.