**Stuhia në Shkup detyron devijimin e fluturimit nga Cyrihu drejt Prishtinës**

Për shkak të motit të keq dhe një stuhie në Shkup, një fluturim i nisur nga Cyrihu në orën 18:00 nuk arriti të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Pas rreth 20 minutash fluturimi rrethor mbi hapësirën ajrore të Shkupit, piloti vendosi ta devijojë fluturimin dhe të aterrojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, raporton Klankosova.tv.

Shumica e pasagjerëve në bord ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut, thekson MeteoBallkan.

Avioni pritej të mbërrinte në Aeroportin e Shkupit rreth orës 20:00.