Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Osmani ka ndarë një mesazh të Sandy Dahl, bashkëshortes së pilotit të Fluturimit 93, i cili u rrëzua gjatë sulmeve.

“Nëse asgjë tjetër nuk mësojmë nga ajo tragjedi, mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”, ka cituar Osmani fjalët e Dahl.

Ajo ka theksuar se Kosova sot kujton viktimat e 11 shtatorit dhe qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara, duke kujtuar mbështetjen amerikane për Kosovën në momentet më të vështira të historisë së saj.