Zaim Kurti, babai i kryeministrit, pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje zhvilloi sot një mbledhje.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Zaim Kurti, babai i kryeministrit të vendit dhe njëkohësisht liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Albin Kurti mbajti një fjalim. Ai trajtoi, ndër të tjera, vrasjen e Arlinda Zekajt, dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe zgjedhjet në Serbi.

Lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti theksoi: “Kemi bërë shumë për barazinë gjinore, emancipimi do të vazhdojë të jetë pjesë e politikave tona.”