**Paraburgoset L.K. në Pejë, dyshohet për trafikim me narkotikë**

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit L.K. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në bazë të njoftimit të Gjykatës, vendimi u mor pas seancës dëgjimore të mbajtur më 7 prill 2026. Gjyqtari i procedurës paraprake caktoi që paraburgimi për L.K. të fillojë nga data e arrestimit, më 5 prill 2026, ora 17:04, dhe të zgjasë deri më 5 maj 2026, ora 17:04.

Kjo masë është caktuar në përputhje me nenin 184, paragrafin 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK).