Një rrëfim emocional është ndarë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 nga banori Akil Varfi, i cili ka folur hapur për sfidat dhe peripecitë që ka përjetuar në jetën e tij.
Ai tregoi se është djali i vetëm në familje dhe ka tri motra, ndërsa përgjegjësitë dhe angazhimet në punë i kishte marrë përsipër që në moshë të hershme.
Gjatë bisedës, Akili zbuloi se periudha para hyrjes në këtë format televiziv kishte qenë veçanërisht e vështirë për të, pasi kishte përjetuar rënie të mëdha financiare dhe ishte gjendur në një gjendje jo të mirë.
“Jam djalë i vetëm, kam tri motra. Kam punuar shumë herët. Para se të vija këtu, pësova rënie të mëdha, e gjeta veten shumë keq. Ndihem shumë keq, sikur i kam braktisur të shtëpisë”, u shpreh ai.
Përmes këtij rrëfimi, banori shfaqi edhe anën më të ndjeshme të vetes, duke lënë të kuptohet se largësia nga familja dhe vështirësitë që ka kaluar vazhdojnë ta rëndojnë emocionalisht.
Rrëfimi i tij solli një tjetër moment emocional në shtëpinë e BBVK-së, ku banorët po ndajnë gjithnjë e më shumë histori personale nga jeta e tyre jashtë formatit.
Ai shpërtheu në lot gjatë kësaj historie, ndonëse mori përkrahje dhe forcë nga opinionistët për të vazhduar më tej.
