Paolo Maldini mund të rikthehet përsëri në rolin e tij si drejtor sportiv.
Mirëpo italiani nuk do të kthehet te klubi i tij i zemrës, Milani por në Turqi te skuadra e Fenerbahçes.
Maldini shihet si një figurë me eksperiencë dhe reputacion të lartë ndërkombëtar, pas punës së bërë te Milani. Sipas raportimeve, ish-kapiteni kuqezi ka propozuar që në pankinën e Fenerbahçes të ulet një trajner italian.
Mes emrave të përmendur janë Antonio Conte dhe Stefano Pioli. Conte mbetet një alternativë e komplikuar, pasi emri i tij lidhet edhe me kombëtaren italiane në rast ndryshimesh në federatë.
Maldini, ishte njeriu kryesor që shpëtoi Milanin duke bërë blerje të mëdha si Theo Hernandez, Mike Maignan, Rafael Leao, Olivier Giroud dhe Pierre Kalulu, blerje këto të cilat i ndihmuan të fitojnë titullin e Serie A-së në vitin 2022./IndeksOnline/
