**Përmbyset rimorkioja e kamionit, bllokohet rruga Komoran-Carralevë**

Një rimorkio kamioni është përmbysur sot paradite në rrugën Komoran-Carralevë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut.

Si pasojë e incidentit, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë në k këtë aks rrugor, duke detyruar shoferët të përdorin rrugë alternative për të vazhduar itinerarin e tyre.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, raportohet vetëm për dëme materiale. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga ky aksident.

Pamje të siguruara nga dëshmitarët tregojnë rimorkion e përmbysur plotësisht në rrugë, duke dëshmuar shkallën e bllokimit.