Na ndajnë edhe disa ditë nga ndeshja historike Kosovë-Turqi.
Ndeshje kjo që është më e madhja që nga pranimi jonë në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.
Kriza e madhe për bileta ka kapluar në vend, edhe pse janë shitur të gjitha që në ditën ku janë vënë në dispozicion.
Ndërsa sot presidenti i KF Ferizajit, Lulzim Abazi përmes një postimi i bëri një kërkesë presidentit të FFK-së, Agim Ademit për t’i pajisur me bileta klubet e Superligës sonë.
“Si President i FC Ferizaj, ju kërkoj ndjesë të sinqertë që nuk kam mundur të siguroj bileta për ndeshjen Kosovë – Turqi, finalja kualifikuese për Kampionatin Botëror në Amerikë, përkundër kërkesës së madhe nga ana juaj dhe dëshirës së madhe për t’ju nderuar siç e meritoni. Njëkohësisht, përmes këtij shkrimi apeloj tek Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, që të shqyrtohet mundësia që edhe klubet e Superligës të pajisen me një numër simbolik biletash, në mënyrë që të kemi mundësi t’i nderojmë sponsorët dhe partnerët tanë, të cilët janë shtylla kryesore e funksionimit të klubeve. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme”, shkruhet në postimin e Abazit.
Ndeshja historike, kujtojmë se luhet të martën në “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20:45./IndeksOnline/
