Interi, tashmë kampion i Italisë, zhvilloi sot takimin e fundit të sezonit 2025/26 në Serie A. Në këtë përballje, “Zikaltrit” barazuan me shifrat 3-3 përballë Bolognës.
Golat për skuadrën e Interit u shënuan nga Dimarco, Esposito dhe Diouf, ndërsa për Bolognën realizuan Bernardeschi, Pobega dhe një autogol nga Zielinski.
Me këtë rezultat, Interi e mbyll sezonin në krye të Serie A-së me 87 pikë, ndërsa Bologna e përfundon kampionatin në vendin e 8-të me 56 pikë.
