Malishevë – Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar sot në Malishevë, ku një grua ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gruaja ka deklaruar se është goditur nga tre meshkujt e lartpërmendur. Pas denoncimit, të dyshuarit u shoqëruan menjëherë në stacionin policor për intervistim.
Megjithatë, pas përfundimit të intervistave dhe me vendim të prokurorit kompetent, tre personat e dyshuar u liruan, ndërsa çështja do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.
