Predhë arme dëmton xhamin e veturës së një qytetareje në Kaçanik
**KAÇANIK** – Një incident i pazakontë ka ndodhur pasditen e së dielës në Kaçanik, ku xhami i veturës së një qytetareje është dëmtuar nga një predhë arme zjarri.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një predhë arme zjarri që ka shkaktuar dëmin.
Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet intensive për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij incidenti.
Në detajet e raportuara nga Policia, theksohet se incidenti ka ndodhur në fshatin Gllobiqice të Kaçanikut, pasditen e së dielës, rreth orës 17:09. “Është raportuar se një predhë e armës së zjarrit kishte dëmtuar xhamin e veturës së viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar,” ka njoftuar Policia.
