**Mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në katër muaj, gati gjysma nga Kosova**
Gjatë katër muajve të parë të këtij viti, Shqipëria mirëpriti mbi 2.5 milionë turistë të huaj. Ky numër, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), shënon një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rreth gjysma e vizitorëve ishin nga Kosova. Njëlloj si vitin e kaluar, pas tyre renditen turistët nga Italia dhe Mali i Zi. Në totalin e vizitorëve për këto katër muaj përfshihen gjithashtu pushues nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Anglia, Turqia, Serbia dhe Polonia.
Veçanërisht, muaji prill shënon periudhën më të suksesshme që nga fillimi i vitit për turizmin, me gati 900 mijë të huaj që vizituan vendin. Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, ky numër është rritur me gati 9%.
