Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nderuar ushtarakët amerikanë të rënë gjatë Ditës së Përkujtimit, duke theksuar se sakrifica e tyre shërben për të penguar Iranin të pajiset me armë bërthamore.
Gjatë ceremonive të mbajtura të hënën, ai zhvilloi homazhe në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në shenjë respekti për ata që dhanë jetën në detyrë.
Trump theksoi se ushtarakët amerikanë kishin dhënë jetën për të garantuar që Irani të mos posedonte kurrë armë bërthamore.
“Këta burra dhe gra të pabesueshëm dhanë jetën e tyre për të siguruar që shteti numër një në botë, sponsori i terrorizmit, nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore. Oh, dhe nuk do të kenë. Ata nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore,” deklaroi Trump gjatë fjalimit të tij.
Ndërkaq, presidenti amerikan theksoi synimin për të arritur një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund tensioneve, duke parashikuar fitoren dhe duke theksuar se ushtarakët nuk kanë vdekur më kot, sipas raportimeve të CNN.
“Borxhi ynë ndaj jush është i përjetshëm dhe gjithmonë do të përfundojë me fitore. Po kemi fitore kudo, më shumë sesa kemi pasur në shumë, shumë dekada,” përfundoi ai.
