Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, është takuar për kafen e mëngjesit me Idriz Thaçin, vëllain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Altin Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku, teksa ndau foton e takimit, theksoi mirënjohjen e tij të thellë ndaj familjes Thaçi për mbështetjen.

Në postimin e tij, ish-deputeti shkroi: “Kafen e mëngjesit me axhin Idriz, vëllain e presidentit Thaçi, njëherësh mik i kahershëm i babit. Familjes Thaçi i jam shumë mirënjohës për mbështetjen!”

Kujtojmë se Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po mbahen në paraburgim në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.