Kandidatja e LDK-së, Jehona Lushaku, shpjegon modelin e mësimit tërëditor
Jehona Lushaku, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dhënë shpjegime të detajuara rreth modelit të mësimit tërëditor. Ky model ishte zbatuar në Prishtinë gjatë periudhës kur Lushaku-Sadriu shërbente si drejtoreshë e Arsimit në kryeqytet.
Përmes një postimi, ajo ka theksuar se shpjegimi i këtij modeli vjen si përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve gjatë takimeve elektorale.
“Meqë gjatë takimeve po më kërkoni shpjegim se cili është modeli i Mësimit tërëditor, ja ku e keni. E nëse edhe ju ia doni të mirën fëmijëve dhe shkollave për një arsim cilësor me kushte më të mira, mbështeteni LDK-në me numër 113”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.
