Dardan Belegu ndan përvojën pozitive me Renault Koleos: 6 vite pa probleme dhe garancia 10-vjeçare nga Auto Mita

Prodhuesi muzikor dhe inxhinieri i zërit, Dardan Belegu, aktualisht zëvendësdrejtor në Radio Dukagjini, ka ndarë publikisht përvojën e tij gjashtëvjeçare me modelin Renault Koleos.

Zgjedhja për këtë automjet erdhi nga nevoja për një veturë familjare, të rehatshme dhe të besueshme – cilësi të cilat, sipas Belegut, Koleos i ka përmbushur plotësisht në përdorimin e përditshëm.

Gjatë këtyre viteve, Belegu thekson se nuk ka pasur asnjë arsye për të ndërruar automjetin apo për të kaluar në diçka tjetër. Koleos ka demonstruar rehati, cilësi dhe besueshmëri të lartë në çdo rrugë, pa shkaktuar asnjë problem.

Megjithatë, ajo që e ka bërë të mendojë për blerjen e një veture të re është oferta aktuale e Auto Mita: “10 VJET GARANCION = 10 VJET PA GAJLE”. Siç shprehet ai, një veturë e re, sapo ka dalë nga fabrika, me garancion 10-vjeçar, paraqet një mundësi që ia vlen të shikohet nga afër.

Në fund, Belegu rekomandon këtë përvojë edhe për të tjerët. Ai shton se edhe pas gjashtë vitesh përdorimi intensiv, nuk ka pasur asnjë motiv për të ndryshuar veturën, ndërsa fton të gjithë potencialët blerës të vizitojnë sallonin e Auto Mita, t’i shohin modelet nga afër dhe të kryejnë test-drive.

“Ejani, shihni nga afër, bëni test-drive dhe do të dilni me të njëjtin rezultat që po e them unë,” është mesazhi i tij për ata që po mendojnë për një Renault të ri.

Për ta parë nga afër modelet e reja ose për të realizuar një test-drive, vizitoni sallonin e Auto Mita ose kontaktoni me ta përmes kanaleve të mëposhtme:

Numrat kontaktues:
045 600 999 & 0800 30 333

Facebook:
https://www.facebook.com/AutoMita.Renault

Instagram:
https://www.instagram.com/auto.mita/

Faqja zyrtare:
www.automita.com