Të mërkurën, çmimi i naftës ka shënuar një rënie prej një centi, krahasuar me një ditë më parë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës do të jetë 1.58 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar për të tretën ditë radhazi. Një litër benzinë mund të shitet maksimalisht për 1.53 euro, njëlloj si të hënën dhe të martën.
Çmimi i gazit të mërkurën është përcaktuar në 0.74 euro për litër.
