João Cancelo kërkon të vazhdojë në Barcelonë dy vitet e ardhshme, por transferimi i tij nuk pritet të jetë falas.
E ardhmja e João Cancelos mbetet një temë diskutimi në mjedisin e Barcelonës. Mbrojtësi portugez shpreh dëshirën të qëndrojë në klubin katalanas për të paktën dy sezone të tjera. Megjithatë, situata financiare e klubit dhe kërkesat e Al-Hilal, klubi që zotëron kartonin e tij, paraqesin pengesat kryesore.
Sipas raportimeve nga Spanja, Cancelo është tejet i kënaqur te Barcelona dhe e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është qëndrimi në “Camp Nou”. Edhe trajneri i ri, Hansi Flick, e vlerëson lart eksperiencën dhe fleksibilitetin e tij në mbrojtje.
Problemi thelbësor qëndron te Al-Hilal, klubi saudit që zotëron kartonin e lojtarit dhe refuzon ta largojë pa përfitime financiare. Mediat iberike bëjnë me dije se klubi saudit kërkon rreth 15 milionë euro për transferimin përfundimtar të portugezit. Në anën tjetër, Barcelona synon një marrëveshje me kosto minimale, apo edhe një transferim si lojtar i lirë.
Cancelo, i cili iu bashkua Barcelonës në huazim janarin e kaluar, nuk e ka fshehur kurrë lidhjen e tij të fortë me klubin katalanas dhe dëshirën për të vazhduar karrierën aty.
