**Përparim Rama uron për Kurban Bajram, thekson paqen dhe solidaritetin**
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar qytetarët me rastin e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e paqes, harmonisë dhe vlerave njerëzore.
Përmes një mesazhi, Rama shprehu urimet më të përzemërta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati për familjet prishtinase.
Ai theksoi se Kurban Bajrami rikujton vlerat më të larta njerëzore, si solidariteti, sakrifica, mirëkuptimi dhe kujdesi për njëri-tjetrin.
“Le të shërbejë kjo festë si moment reflektimi dhe afrimi mes nesh, duke forcuar ndjenjën e bashkësisë dhe respektit të ndërsjellë”, u shpreh ai.
Më tej, Kryetari Rama ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit qytetar për ndërtimin e një shoqërie më të mirë. Ai shtoi se “Prishtina është më e fortë kur ndërtojmë së bashku një qytet me më shumë dashuri, barazi dhe shpresë për të gjithë”.
Në fund, ai uroi që paqja, lumturia dhe begatia të jenë gjithmonë pranë çdo familjeje.
