Portieri i mirënjohur danez, Kasper Schmeichel, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesional, duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyer që e bëri atë një nga figurat më të qëndrueshme mes shtyllave në futbollin evropian për vite me radhë.
Djali i legjendës së portës daneze, Peter Schmeichel, ai ndoqi hapat e të atit duke krijuar një emër të vetin. Kasper Schmeichel u dallua për stabilitetin dhe sigurinë që i dhuronte çdo skuadre ku luajti, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në disa klube të njohura evropiane.
Së fundmi, ai ishte pjesë e klubit skocez Celtic, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbrojtur portën e skuadrave si Manchester City, Leicester City, OGC Nice dhe Anderlecht.
Një moment i veçantë në karrierën e tij me Kombëtaren e Danimarkës ishte edhe ndeshja miqësore ndaj Kosovës, e zhvilluar në vitin 2020 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ajo ndeshje përfundoi me rezultatin 2:2.
Me tërheqjen e tij, futbolli evropian humbet një portier me përvojë të gjerë dhe karizëm, i cili ka lënë një trashëgimi të rëndësishme si në nivel klubesh, ashtu edhe me fanellën e përfaqësueses daneze.
