Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Dollc të Klinës.

Sipas mediumit lokal “Klina Info” një veturë ka rënë në humnerën që gjendet nën urën e njohur si “Ura e Dollcit”.

Jozyrtarisht konfirmohet se 6 persona janë lënduar nga ky aksident.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet e nevojshme.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.