Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Napolit, pasi marrëveshja mes palëve është arritur.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se marrëveshja është finalizuar dhe trajneri italian ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga klubi napolitan.
Ish-trajneri i Juventusit dhe AC Milan pritet të firmosë kontratën shumë shpejt. Napoli ka vendosur t’i besojë drejtimin e skuadrës një prej emrave më të shquar të futbollit italian.
Pas largimit të Antonio Contes, drejtuesit e Napolit kanë vepruar me shpejtësi për të siguruar pasuesin e tij. Allegri tashmë është gati të nisë aventurën e re në “Stadio Diego Armando Maradona”.
Trajneri italian rikthehet në pankinë pas një periudhe pushimi. Synimi i tij do të jetë ta mbajë Napolin konkurrent për trofe si në Itali, ashtu edhe në Evropë.
