**Rrëshqitje dheu dëmton rrugën dhe rrjetin e ujësjellësit në Prishtinë, KRU ndërpret furnizimin me ujë në disa lagje**
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina njoftoi se ka ndërprerë furnizimin me ujë në disa zona të kryeqytetit. Kjo masë vjen si pasojë e një rrëshqitjeje dheu, e cila ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga KRU Prishtina, ndërprerja ka prekur banorët e rrugëve: “Mehmet Shpendi”, “Bislim Islami”, “Don Stjefan Kurti”, “Kiri”, “Agim Prodani”, “Ymer Bytyqi” dhe “Visar Thaqi”.
KRU Prishtina bëri me dije se furnizimi me ujë do të rikthehet sapo të përfundojë sanimi i gypit të dëmtuar. Aktualisht, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defektit.
