Sot luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve.
PSG, synon ta mbrojë kurorën e saj si kampion Evrope në Budapest ndaj kampionëve anglez, Arsenalit në një finale spektakolare.
Por ajo çka mori vëmendje është basti i reperit kanadez, Drake rreth kësaj ndeshje ku vendosi 1 milionë dollarë në fitoren e “Topçinjëve”.
Drake, njihet për bastet e tij në të cilin është bërë dhe “meme” pasi që këto mallkonin shumë skuadra në të kaluarën.
Kujtojmë se finalja e sotme luhet në “Puskas Arena”, me fillim në orën 18:00./IndeksOnline/
