Blero publikon foto nga Sarajeva, shkrimi shoqërues ngjall kureshtje

Blero, një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, është gjithashtu shumë aktiv në platformat sociale, duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me fansat e tij.

Së fundmi, këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij imazhe nga vizita e tij në Sarajevë, kryeqytetin piktoresk të Bosnjë-Hercegovinës, raporton IndeksOnline. Në një prej fotove, ai shfaqet duke pirë ujë në një çezmë publike të qytetit.

Përshkrimi i fotos ka ngjallur kureshtje, pasi Blero ka shkruar: “Thonë që kush e pi ujin e Sarajevës, kthehet sërish.” Kjo frazë, e cila aludon në një thënie popullore lokale, sugjeron dëshirën e tij për t’u rikthyer në këtë qytet. (Burimi: IndeksOnline)