Krim i Rëndë në Burrel: Vajza dyshohet se i vë flakën babait pas një grindjeje
Një akt i rëndë dhune u shënua mesditën e djeshme në lagjen “Pjetër Budi” të Burrelit, ku dyshohet se një vajzë i ka vënë flakën babait të saj.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, pas një konflikti, dyshohet se ka spërkatur me benzinë të atin dhe më pas i ka vënë flakën.
Si pasojë e flakëve, i dëmtuari, një person i moshuar, ka pësuar djegie në fytyrë dhe është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në spital.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares M.M., ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij akti të rëndë.
