Kurti në Han të Elezit: Projekte infrastrukturore dhe rritje pensionesh, me shtesa sociale të lidhura me zhvillimin ekonomik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij zgjedhore ka vizituar Hanin e Elezit, ku premtoi zhvillimin e projekteve infrastrukturore.

Kurti theksoi se pensionet do të rriten “krahas ekonomisë”. Ai detajoi një nismë specifike, duke thënë: “Secila gjyshe apo gjysh pensionist që përkujdeset për mbesa dhe nipa të moshës 13–36 muaj, kur të dy prindërit janë në punë, do të përfitojë 100 euro shtesë në muaj mbi pensionin ekzistues.”

Më tej, ai përmendi se shtesat për gratë lehona “tashmë i kemi rritur në 500 euro nga ky muaj, dhe gjatë mandatit të ri, shtesat për fëmijë do të dyfishohen: deri në dy fëmijë nga 30 në 60 euro, ndërsa për tre e më shumë fëmijë nga 45 në 90 euro.” Kurti theksoi gjithashtu planet për “SuperPunën për Gratë” dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse. Këto deklarata, kandidati Kurti i bëri publike përmes një postimi në platformën Facebook.