Skuadra e Llapit do të luajë në barazh për herë të dytë radhazi.
Tahir Batatina përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim, duke i motivuar të gjithë futbollistët e tij dhe tifozët “Legjendat”, shkruan Indeksonline
Ai thotë se qyteti i Podujevës është i rezistencës dhe i besës.
“Vijmë nga qyteti i rezistencës dhe i besës.
“Do t’i thyejmë të gjitha barrierat që kemi përpara, sepse jemi treva e besës dhe e fjalës.
“Gjithmonë si trevë e Llapit kemi qenë të sfiduar, por nga Llapi ka filluar rezistenca dhe çlirimi. Nga Llapi ka nisur edhe etapa e futbollit kosovar — dhe aty do të mbetet.
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u fituar.
Kujtojmë që Llapi në barazh luan ndaj Dinamo Feriza./Indeksonline/
