Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar sot, më 29 mars 2026, pas shembjes së një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.
Sveçla theksoi se ndërtimet po kryhen pa kontroll, lejet ndërtimore janë pa standarde, institucionet janë jofunksionale dhe qytetarët ndodhen në rrezik.
Sipas tij, kjo është pasoja e një qeverisjeje që ka humbur çdo lidhje me realitetin.
“Kjo është pasoja kur kryetari sillet si figurë e politikës qendrore dhe pozitën e të parit të qytetit e shfrytëzon për spektakël, jo për shërbim qytetar,” ka shkruar Sveçla në rrjetet sociale.
Ai shtoi se kryetari Përparim Rama ka zgjedhur imazhin personal mbi përgjegjësinë institucionale dhe propagandën mbi punën.
“Ndërkohë, Prishtina po paguan çmimin me kaos urban, me pasiguri dhe me një qytet që po rrëshqet çdo ditë e më poshtë. Një qytet që po vuan,” përfundoi deklaratën e tij Sveçla.
