Pas sezonit historik dhe të paharrueshëm, në shtëpinë e Dritës është koha për t’i siguruar lojtarët kryesorë edhe për sezonin e ardhshëm.
Kampionia e Kosovës ka njoftuar sot se i ka “blinduar” sulmuesin Arb Manaj dhe mbrojtësin e djathtë, Besnik Krasniqi, shkruan “Gazeta Express”.
“Vazhdon rrugëtimi së bashku!”, shkroi klubi Bardhekaltër në postimet për Manajn e Krasniqin, ndërsa paraprakisht dje kontratën e vazhdoi edhe portieri Faton Maloku.
Gjilanasit pritet t’ua vazhdojnë kontratën edhe lojtarëve të tjerë në të cilët llogarisin në edicionin 2026/27, por nga kampionia do të ketë edhe largime gjithsesi.
Skuadra e Zekirija Ramadanit synon të jetë konkurruese dhe dominuese e futbollit kosovar edhe në sezonin e ardhshëm në Kosovë, krahas sukseseve që do t’i kërkojë edhe në Evropë. /Gazeta Express
