Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës.

Kampionia e Kosovës e ka bërë një prezantim special të nipit të komandantit legjendar, Adem Jashari, përmes faqes së vetë zyrtare.

Mirë se vjen, Igball Jashari! Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës. Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkroi klubi gjilanas.

Futbollisti ofanziv, pas eksperiencës pozitive tek Drenica, do ta bëjë hapin e radhës në Gjilan, ku do ta ketë mundësinë të luajë edhe në garat evropiane.

Më herët, Jashari ishte pjesë e FC Prishtinës, por edhe e Kosovës U-21. /Gazeta Express