Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një person të kërkuar, i cili ishte dënuar me 2 vite e 1 muaj burgim efektiv për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Stacionit Policor në Prizren, përkatësisht njësiti për realizimin e urdhëresave, kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin R.Q., 62-vjeçar nga Prizreni.

“Zyrtarët Policor pranë Stacionit Policor Prizren, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktikë operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin R.Q. (62 vjeçar) mashkull nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar 2 vite e 1 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur se i arrestuari ishte dënuar për veprën penale “Mashtrim”, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I arrestuari është dënuar për veprën penale ‘Mashtrim’ nga neni 323, i KPRK-së”, njofton Policia.

Pas arrestimit, ai fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

“I arrestuari R.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.