Luis Enrique është padyshim trajneri më i mirë në historinë e PSG-së.
Që nga ardhja e spanjollit, “Parizienët” nuk po ndalen së fituari trofe të rëndësishëm, teksa ishte ai që i dha francezëve 2 tituj të Championsit në 2 sezone rresht.
Pas suksesit në Budapest, klubi parizien po mendon ta shpërblejë Enriquen me kontratë të re afatgjatë, duke besuar në projektin e tij teksa kanë nisur bisedimet me të dhe për blerjet e reja.
Nga viti 2023, ai fitoi 12 trofe me PSG-në, përfshirë dhe “Tripletën” në 2025 duke e bërë PSG-në klubin e parë francez që arrin këtë./IndeksOnline/
