Dy aksidente trafiku ka ndodhur gjatë pasditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha ku bëri të ditur se perveq demeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Hoxha njoftoj se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve
“Ju njoftoj se sot në orët e pasdites, në rrugën Prishtinë–Pejë, janë shkaktuar dy aksidente trafiku. Në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete, ku si pasojë perveq demeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Një aksident tjeter eshte shkaktuar në fshatin Sllatinë. Si pasoje e aksidenteve jane shkaktuar kolona te automjeteve deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve, sipas procedurave ligjore”, ka thënë Hoxha.
Ai ka apeloj tek të gjithe drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë dhe respektim të shenjave të trafikut./IndeksOnline/
