Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shpërndarë fotografi nga tubimi i zhvilluar në Drenas. Ai falënderoi qytetarët për pritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj theksoi se Drenasi “e njeh punën” dhe vlerësoi lart atmosferën e krijuar në tubim.

“Drenasi nuk pret fjalë të mëdha. Drenasi e njeh punën. Faleminderit për pritjen, respektin dhe energjinë e jashtëzakonshme sonte”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i tij shoqërohej me fotografi nga takimi me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, aktivitete këto që zhvillohen në kuadër të fushatës zgjedhore.