**66 qytetarë u liruan nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit prill**
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë miratuar 66 kërkesa për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të publikuara nga MPB-ja, në të njëjtën periudhë janë lëshuar edhe 1,069 lejeqëndrime të përkohshme dhe 36 lejeqëndrime të përhershme për shtetas të huaj.
Këto të dhëna janë pjesë e raportit mujor të ministrisë për shërbimet administrative dhe migracionin, ku pasqyrohet numri i personave që janë liruar nga shtetësia kosovare gjatë muajit prill, si dhe shërbimet e ofruara për të huajt që jetojnë në Kosovë.
