Real Madridi ka prezantuar fanellat e para për sezonin 2026/27.

Fanella e bardhë klasike e ”Los blancos” vitin e ardshëm do të jetë ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim, pasi vijat në pjesën e shpatullave dhe në krah do të jenë me ngjyrë të kuqe, shkruan IndeksOnline.

”Ajo paraqet një disenj modern, duke përfshirë elementë grafikë të frymëzuar nga xhevahiret e kurorës së stemës së klubit tonë, duke reflektuar përsosmëri, mjeshtëri dhe një mentalitet fituesi.

Fanella e bardhë është e kombinuar me detaje jeshile të errëta në jakë dhe në mëngë. Përveç kësaj, tri vijat Adidas në shpatulla shfaqen në ngjyrë rozë”, thuhet në njoftimin e Realit.

E projektuar për kërkesat e performancës elitare, fanella përmban teknologjinë më të fundit të Adidasit për të maksimizuar rrjedhën e ajrit dhe për t’i mbajtur lojtarët të freskët gjatë ndeshjeve./IndeksOnline/