Armë dhe uniforma ushtarake të gjetura në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka zbuluar një arsenal të armëve dhe uniformave ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Prelez të Zubin Potokut. Gjatë patrullimit, më 29 mars 2026, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy uniforma, një karikator i zbrazët i AK-47, tri gëzhoja dhe dokumente të ndryshme.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorin kompetent dhe çështja është tashmë nën hetim të plotë.