Policia e Kosovës ka zbuluar armë dhe uniforma në një shtëpi të pabanuar në fshatin Prelez të Zubin Potokut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2026, rreth orës 15:50. Gjatë patrullimit në këtë zonë, efektivët gjetën dhe konfiskuan një pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të automatikut AK-47, tri gëzhoja dhe disa dokumente të tjera. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa çështja mbetet nën hetime.
