Reagimi me humor i Vjosa Osmanit ndaj videos së Miran Ramadanit
Influenceri i njohur kosovar, Miran Ramadani, ka publikuar në rrjetet sociale një video humoristike. Në këtë video, ai imiton kandidaten për Presidente, Vjosa Osmani, duke folur në gjuhën turke.
Videoja ka tërhequr një vëmendje të madhe dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Nuk ka munguar as reagimi i vetë zonjës Osmani, e cila ka komentuar me humor në postimin e Ramadanit. Ajo ka shkruar në turqisht: “Miran, sen gülüyorsun ama kahveyi hâlâ ısmarlamadın”, çfarë në shqip do të thotë: “Miran, ti po qesh, por ende nuk ma ke qerasur kafen”.
