Mefail Bajqinovci i Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpritet në Mitrovicë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për deputet, Mefail Bajqinovci, u mirëprit në qytetin e Mitrovicës gjatë një tubimi të mbajtur nga kjo parti.
Sipas Bajqinovcit, Mitrovica sonte dëshmoi edhe një herë se mbështet fuqishëm shtetin dhe zhvillimin. Ai shtoi se me pjesëmarrje masive dhe përkrahje të jashtëzakonshme, qytetarët e Mitrovicës kishin “vulosur fitoren e 7 qershorit”.
Bajqinovci e përmbylli fjalën e tij duke falënderuar qytetarët për besimin, energjinë dhe mbështetjen e madhe, si dhe theksoi se “bashkë vazhdojmë përpara për një Kosovë që përparon, zhvillohet dhe forcohet çdo ditë.”
