Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), deklaroi në emisionin “Pressing” në T7 se ish-presidentja Vjosa Osmani, ditën e djeshme, ka kushtëzuar publikisht Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Molliqajt, Osmani u kishte thënë: “Ose unë, ose partia e Lushtakut”. Gjithashtu, Molliqaj theksoi se “ajo (Osmani) kishte bërë përpjekje të mëdha duke marrë pjesë në protestën ‘Liria ka Emër’”.