Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arjeta Salihu Abazi, po vazhdon fushatën zgjedhore duke marrë mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka shkruar se tubimi i mbajtur në Llap dëshmoi mobilizimin dhe përkrahjen e madhe për LDK-në dhe programin e saj.
Sipas saj, pjesëmarrja e qytetarëve ishte tregues i shpresës, besimit dhe vendosmërisë për ndryshim.
“Kur flet Llapi, flet e gjithë Kosova. Llapi u bë zemra e bashkimit dhe zëri i fitores”, ka shkruar ajo, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.
Fushata e Arjeta Salihu Abazit po vazhdon me takime dhe aktivitete të shumta në terren, ku ajo po mirëpritet nga qyetarët në gjithë vendin. /IndeksOnline/
