Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), ku po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë.

Maqedonci ka bërë të ditur se ishte i ftuar si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë, me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse”, së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë.

Gjatë diskutimeve janë trajtuar kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat e sigurisë evropiane dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Ministri Maqedonci ka theksuar se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe kontributit aktiv në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Ai ka ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët strategjikë të Kosovës në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.