Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka njoftuar se është takuar në Mal të Zi, në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, me presidentin francez, Emanuel Macron, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, atë të Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
Vucic ka thënë se në këtë takim kanë folur për përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE, përfshirë reformat për sundimin e ligjit, legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e rekomandimeve nga institucionet evropiane.
“Theksova se Serbia do të përmbushë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venedikut, në përputhje me standardet evropiane”, ka shkruar presidenti serb.
“Shpreha pritjen që Bashkimi Evropian do të paraqesë dhe avancojë një metodologji të re zgjerimi, e cila forcon më tej procesin e integrimit të kandidatëve evropianë”, ka njoftuar Vucic.
