Irani Kërcënon të Sulmojë Rezidencat e Zyrtarëve Amerikanë dhe Izraelitë, i Konsideron Objektiva Legjitime

Irani ka paralajmëruar se do të sulmojë rezidencat e zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë në Lindjen e Mesme, duke i konsideruar ato tashmë si objektiva legjitime.

Ebrahim Zolfaghari, një zëdhënës i ushtrisë iraniane, deklaroi se këto sulme hakmarrëse do të jenë përgjigje ndaj goditjeve kundër banesave në Republikën Islamike, veçanërisht në qytetet kryesore të saj.

Ai u shpreh: “Në përgjigje të sulmeve të armikut ndaj banesave dhe civilëve në Iran, ne do të nisim bombardimin e shtëpive të zyrtarëve apo komandantëve amerikanë-izraelitë në rajonin e Lindjes së Mesme.”

Më tej, ai shkroi në rrjetet sociale: “Duke pasur parasysh veprimet dashakeqe dhe terroriste të armiqve amerikano-sionistë, si dhe shënjestrimin e banesave të popullit iranian në qytete të ndryshme, forcat e armatosura të Republikës Islamike, në një akt hakmarrjeje, do të vënë në shënjestër rezidencat e zyrtarëve, komandantëve dhe politikanëve amerikano-sionistë në rajon.”