**KEK-u hap tender për materiale zdrukthëtarie, vlera arrin mbi 21 mijë euro**
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur një tender të ri prokurimi për furnizim me materiale zdrukthëtarie, me një vlerë të parashikuar prej 21 mijë e 640 eurosh.
Sipas njoftimit për kontratë, procedura është hapur dhe kontrata pritet të ketë një afatzgjatje prej 20 ditësh nga data e dhënies së saj.
KEK-u ka përcaktuar çmimin më të ulët si kriter kryesor për dhënien e kontratës. Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të ofrojnë edhe dokumentacionin teknik të produkteve që i ofertojnë, përfshirë katalogë ose përshkrime detajuese teknike, si dhe certifikatën ISO 9001:2015 të prodhuesit.
Për këtë aktivitet prokurimi kërkohet sigurim tenderi në vlerë prej 1 mijë eurosh, me afat vlefshmërie prej 120 ditësh.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25 nëntor 2026, në orën 12:00. Ofertat pranohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike, përmes platformës e-Prokurimi.
Hapja e ofertave është paraparë të bëhet në të njëjtën datë, në orën 12:00, në ambientet e Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë.
(Burimi: IndeksOnline)
