Kandidati për deputet nga LDK-ja, Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar si madhështore mbylljen e fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se manifestimi tregoi fuqinë e partisë dhe mbështetjen qytetare, raporton Ekonomia Online.

Hasanpapaj ka shpërndarë fotografi nga tubimi përmbyllës i fushatës së LDK-së, i mbajtur para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai është shprehur krenar që është pjesë e listës zgjedhore dhe rrugëtimit politik të kësaj partie.

“Çfarë Prishtine e çfarë Kosove! Çfarë LDK-je e madhe në këtë manifestim madhështor politik! Krenar që jam pjesë e kësaj liste dhe e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm. Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur për këtë fushatë. 7 qershori na pret në festë!”, ka shkruar Hasanpapaj.