KQZ sqaron: Tre dokumentet e nevojshme për votim nesër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzime të detajuara mbi mënyrën e votimit që do të zhvillohet nesër.
Në theks të veçantë, këto udhëzime përcaktojnë tre lloje dokumentesh që mundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 7 qershorit.
Për të ushtruar të drejtën e votës, çdo votues duhet të posedojë njërin nga dokumentet e vlefshme të Republikës së Kosovës:
* Letërnjoftim
* Pasaportë
* Leje drejtimi (Leje vozitje)
